Presidenti Meta takohet me Erdogan
Kreu i shtetit, Ilir Meta është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Presidenti Meta, njofton se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera.
“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen”.
Në takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.
Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.
Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”.
/tvklan.al