
Presidenti Meta uron 7 Marsin
Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e 7 Marsit për të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan:“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka preferuar të urojë me një foto ku është një tabelë e zezë shkolle, ku shkruhet “Gëzuar 7 Marsin”, të cilën e ka shoqëruar me këto fjalë: MIRËMËNGJES, dhe GËZUAR DITËN E MËSUESIT”.
/tvklan.al