Nderohen 36 familje që ndihmuan hebrenjtë, Nishani u akordoi dekoratën “Nderi i Kombit”


Nderohen 36 familje që ndihmuan hebrenjtë, Nishani u akordoi dekoratën “Nderi i Kombit”

12:47 27/01/2017 https://youtu.be/1dq7kchBnsY

“Nderi i Kombit” është dekorata që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordoi 36 familjeve shqiptare që gjatë luftës së dy botërore ndihmuan hebrenjtë nga përndjekja naziste.

Në ceremoninë ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deputetë, ambasadorë, intelektuale dhe pasardhësit e familjarëve që rrezikuan edhe jetën e tyre për shpëtuar mijëra hebrenj, Kreu i Shtetit, tha se historia e dy popujve, Izraelit dhe Shqiptar, u zhvillua në një kalvar vuajtjesh dhe padrejtësish gjatë shekullit XX.

Bujar Nishani:   Terrorizmi, antisemitizmi, nazizmi, fashizmi, stalinizmi, enverizmi, kanë lindur nga padituria dhe frika, prej atyre që janë ndryshe nga ne. Hebrenjtë dhe shqiptarët kanë disa tipare të ngjashme dhe një histori të pashembullt vuajtjesh, por mbi të gjitha dhe një histori triumfi ndaj padrejtësive dhe mbijetese kombëtare.

Në ditën kur e gjithë bota kujton viktimat e Holokaustit, në Tiranë, për 27 Janarin, u përurua parku “Të drejtët midis kombeve” në krah të Universitetit Politeknik dhe u mbajtën disa konferenca shkencore.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme