Presidenti Nishani dekoron personalitete nga fusha e artit e kulturës
Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilli një vizitë në qytetin e Beratit. Ndalesa e parë e kreut të Shtetit ka qenë në institucionin e bashkisë, ku ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Beratit,Petrit Sinaj.
Më pas, presidenti Nishani, vizitoi Qendrën Mesjetare të qytetit muze, ku pa nga afër ambientet e “Teqesë së Helvetive” dhe “Xhamisë Mbret”. Ndalesa e fundit e kreut të Shtetit Bujar Nishani ka qenë në Pallatin e Kulturës. Në fjalën e tij presidenti Nishani vlerësoi rëndësinë e Ditës ndërkombëtare e monumenteve, pasi trashëgimia kulturore mbetet bazamenti më i rëndësishëm i civilizimit.
Tv Klan