Presidenti Nishani merr pjesë në Forumin e Krans Montanës


Presidenti Nishani merr pjesë në Forumin e Krans Montanës

14:30 30/06/2016

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në hapjen zyrtare të Forumit të Krans Montanas që organizohet në Vjenë nën patronazhin e homolofut të tij austriak Heinz Fisher. Në fjalën përshëndetëse kreu i shtetit u fokusua tek zhvillimet më të fundit që kanë ndodhur pas daljes së Mretërisë së Bashkuar nga Unioni dhe aspiratën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sigurisht që gjërat nuk janë më si më parë, por është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian, institucionet e saj dhe vendet anëtare të mos neglizhojnë vëmendjen edhe ndaj procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union. Investimi i bërë për paqen, pajtimin, stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni duhen ruajtur dhe çuar më tej. Reformat e ndërmarra nga vendet e rajonit duhet të mos dekurajohen, por të nxiten më tej nga BE-ja, pasi vetëm projekti evropian ka demonstruar që i vë ato realisht në lëvizje.

Integrimi europian i Shqipërisë, për kreun e shtetit është objektivi më madhor, strategjik për zhvillimin e vendit.

“Procesi i integrimit evropian në Shqipëri ka mbështetjen e mbi 90% të popullsisë dhe të gjitha forcat politike serioze në vend, pa përjashtim, janë të shprehura qartazi në mbështetje të tij. E thënë në këto momente, kur vetë Unioni po kalon një sfidë të jashtëzakonshme pas BREXIT, tingëllon ndoshta çuditshëm për veshët e jo vetëm euroskeptikëve, por edhe të shumë europianistëve që nuk janë të qartë për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Por procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për shqiptarët nënkupton: standarde, zhvillim dhe mirëqenie. Ndaj mbetet jo thjesht një ëndërr por objektivi më madhor strategjik i vendit dhe e vetmja alternativë e  zhvillimit të tij.”

Në ceremoninë e hapjes së Forumt të Krans Montanas morën pjesë një sërë personalitetesh nga rajoni mes të cilëve edhe Presidenti i Malit të Zi, ish – Kryemininstri i Rumanisë etj.

Tv Klan






Të ngjashme