Presidenti Nishani në samitin e SEECP
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur drejt Bullgarisë për të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Në këtë samit dy ditor, kreu i shtetit do të mbajë një fjalë të fokusuar mbi rëndësinë e veçantë që merr forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimi rajonal në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit.
Tv Klan