Presidenti Nishani pret kryeparlamentarin libianez
Presidenti Nishani pret kryeparlamentarin libianez
Shpërndaje
16:46 21/02/2014Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryeparlamentarin e Republikës Libaneze, Nabih Berri.Në takim, Presidenti Nishani dhe Kryeparlamentari Berri vlerësuan nivelin aktual të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Libanit si pozitiv, dhe shprehën gatishmërinë dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm.Në këtë frymë, Presidenti veçoi energjinë, turizmin, infrastrukturën dhe transportin si fusha ku investitorët libanezë mund të jenë të pranishëm në Shqipëri.