16:39 15/04/2014Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë si dhe të Qendrës Shqiptare të Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës.Takimi u përqëndrua tek problemet që shqetësojnë ish –të përndjekurit politike.Përfaqësia e Unionit i shprehu mirënjohjen kreut të shtetit për mbështetjen e vazhdueshme.Ndërsa presidenti, nga ana e tij, pasi u njoh me projekt -strategjinë kombëtare të Unionit si dhe propozimet lidhur me kujtesën historike të krimeve të periudhës diktatoriale të komunizmit, theksoi se ata “me opozitarizmin e tyre politik, përfaqësojnë kolonën kryesore të historisë politike të Shqipërisë”.Kreu i Shtetit i siguroi për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të pakursyer personale dhe institucionale dhe se do të jetë një zë shumë i fortë, i moralshëm, logjik dhe me argumente në opinionin publik për ridimensionimin e perceptimit të figurës së të përndjekurve politikë.