Presidenti Nishani takon Kardinalin Parolin


Presidenti Nishani takon Kardinalin Parolin

15:15 05/09/2016

Një ditë pas shpalljes shenjtë të Nënë Terezës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u prit në një takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolini dhe ndoqi meshën e falënderimeve të kryesuar nga Kardinali, për shenjtoren shqiptare.

Në takim, kreu i shtetit i shprehu falënderimet për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe vendimin e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, për të lumturuar 38 klerikët e martirizuar nga regjimi komunist.

Shenjtërimin e quajti si ngjarje të papërsëritshme për shqiptarët.

Në bisedën që pati me Presidentin Bujar Nishani, Kardinali Pietro Parolini vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri duke e konsideruar atë një shembull të shkëlqyer për një Evropë shumë - kulturore.

nishani-parolin1

Kreu i shtetit bashkëbisedoi me Kardinalin Parolin edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, duke theksuar rolin e Shqipërisë në Rajon dhe duke evidentuar progresin e bërë në rrugën e afrimit me Bashkimin Evropian.

“Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat serioze me të cilat përballet sot Unioni, por ne jemi të vendosur për të vijuar me reformat e nevojshme që do t’i mundësojnë vendit integrimin në Bashkimin Evropian, i cili mbetet projekti më madhor aktual i shqiptarëve”

– u shpreh Presidenti.

Duke u ndaluar në çështjen e Kosovës, ai vlerësoi vëmendjen e Selisë së Shenjtë në procesin e negociatave të pajtimit mes Prishtinës dhe Beogradit, duke shprehur besimin se së shpejti edhe Vatikani do të njohë shtetin e pavaruar të Kosovës.

Tv Klan





Të ngjashme