Politika uron Kurban Bajramin, mesazhe për mirësi e bashkëjetesë


Politika uron Kurban Bajramin, mesazhe për mirësi e bashkëjetesë

15:00 12/09/2016

Urimeve të festës së Kurban Bajramit u është bashkuar edhe politika. Presidenti Bujar Nishani vizitoi selinë e Komuniteti Mysliman, nga ku dha mesazhin e mëshirës, vëllazërimit dhe paqes.

Presidenti Bujar Nishani:

Dita e Kurban Bajramit përfaqëson dy dimensione: atë të Sakrificës dhe të ndarjes së të mirës me të tjerët. Të dyja këto vlera që Dita e Kurban Bajramit i përfaqëson dhe i promovon koinçidojnë si vlera shekullore edhe të shqiptarëve.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përmes një mesazhi drejtuar besimtarëve myslimane e vuri theksin tek toleranca dhe bashkëjetesa fetare në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhën që urimin ta bëjnë përmes rrjeteve sociale.

Në emër të Qeverisë urimet për festën e Kurban Bajramit në selinë e komunitetit mysliman i përcolli ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi: Shprehim angazhim për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Përpjekje për legalizim të sa më shumë institucioneve fetare dhe natyrisht një përpjekje të madhe qeveritare, tolerancën vëllazërore fetare.

Besimtarët myslimanë u uruan edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Pas vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, Veliaj tha se kjo festë duhet të shërbejë si një ditë reflektimi dhe sakrifice për të qenë bashkë me më të dobëtit dhe ata në pamundësi. Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam./ TV KLAN






Të ngjashme