Presidenti Nishani uron Ditën Kombëtare të Nënë Terezës


Presidenti Nishani uron Ditën Kombëtare të Nënë Terezës

09:23 19/10/2016

Presidenti Bujar Nishani ka uruar Ditën Kombëtare të Nënë Terezës, tashmë të shpallur nga Kisha Katolike e të njohur botërisht si “Shën Tereza e Kalkutës”.

Në urimin e tij kreu i Shtetit Shqiptar thekson se, “

Dita e sotme për ne shënon një kremtim sa të rrallë, aq edhe të papërsëritshëm: Ditën Kombëtare të Nënë Terezës, e cila plot trembëdhjetë vjet më parë, në saje të kontributeve dhe veprave të saj mrekullibërëse të bamirësisë ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve në nevojë në mbarë rruzullin, u lumturua dhe u quajt ‘Tereza e Bekuar e Kalkutës’ nga Papa Gjon Pali II

”.

Sipas Presidentit duke kujtuar Nënë Terezën, çdo shqiptar duhet të shpërndajë ndjenja dashurie.

E bekuara dhe e shenjta datë e sotme si shembulli më domethënës i dashurisë pa kurrfarë kushti njerëzor e i respektit ndaj tjetrit që është ndryshe e në nevojë, simbolizon më së miri bashkëjetesën dhe harmoninë e pashembullt fetare që kombi shqiptar ka ushqyer, praktikuar dhe përsosur ndër shekuj

”, theksohet në urimin e Nishanit.

Kjo Ditë e shënuar Lumturimi, por edhe festimi e përkujtimi i përbashkët që i bëjnë shqiptarët kudo ku ndodhen, pavarësisht se cilës fe mund t’i përkasim, sidomos tani pas shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku, si dhe shpalljes Kardinal të Hirësisë së Tij Ernest Troshanit disa ditë më parë, na frymëzon të përulemi me respekt e përdëllim jo vetëm ndaj jetës e veprës së paharruar të Shenjtores sonë, por gjithashtu na mbush me ndjenjën legjitime të krenarisë më sublime mbarëkombëtare

”, përfundon urimi i Kreut të Shtetit./tvklan.al






Të ngjashme