Presidenti Nishani uron festën e Sulltan Novruzit


Presidenti Nishani uron festën e Sulltan Novruzit

21:25 22/03/2014 NishaniMe anë të një postimi në Facebook, Presidenti Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj festën e Sulltan Novruzit. Kreu i shtetit shkruan se festa e besimtarëve bektashinj është në të njëjtën kohë me festat e pranverës, pasi si të gjitha besimet fetare, bektashizmi si filozofi dhe mënyrë jetese ka përçuar ndër shekuj respektin për të mirën dhe të vlertën, mirësinë dhe maturinë.

Presidenti shprehet se koncepti i paqes brenda njeriut dhe midis njerëzve është themeltar në bektashizëm, ashtu sikurse harmonia, mirëkuptimi, tolerimi, dashamirësia, si shtyllat mbi të cilat mbështetet besimi i kësaj feje.

Në fund të fjalës së tij Presidenti Nishani shkruan: “Me rastin e fesë së Sulltan Nevruzit ndjej veten me fat t’u uroj bektashinjve kudo ku ndodhen, por edhe gjithë popullin tonë këtë festë fetare thellësisht njerëzore, sëbashku me të gjithë bashkëqytetarët tanë.”





Të ngjashme