Presidenti Nishani uron për ditën Kombëtare të Nënë Terezës
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka uruar përmes një mesazhi të gjithë shqiptarët për Ditën Kombëtare të Nënë Terezës.
Në urimin e tij kreu i shtetit e vlerëson Ditën e Lumturimit të bamirëses shqiptare si një kremtim sa të rralle, aq edhe të papërsëritshëm.
Ditën Kombëtare të Nënë Terezës, e cila një muaj më parë u shenjtërua nga Papa Françesku, presidenti e sheh si shembullin më domethënës të dashurisë, pa kurrëfarë kushti njerëzor që simbolizon më së miri bashkëjetesën dhe harmoninë e pashembullt fetare që karakterizon kombin shqiptar.
Kjo ditë e shënuar Lumturimi, si dhe shpallja Kardinal e Hirësisë së Tij, Ernest Troshanit, shkruan kreu i shtetit, na frymëzon të përulemi me respect, jo vetëm ndaj jetës e veprës së paharruar të shenjtores sonë, por gjithashtu na mbush me ndjenjën legjitime të krenarisë më sublime mbarëkombëtare.
Tv Klan