Presidenti Nishani: Vandalizmi që po i bëhet parkut, i papranueshëm
Një ditë pasi priti një përfaqësi të shoqërisë civile që protestojnë kundër ndërhyrjes në parkun e Liqenit Artificial për ndërtimit e parkut të lojërave, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zgjodhi ta shoh vetë nga afër situatën.
“Solidarizohem me ju, është vandale të shkatërrosh të vetmen hapësirë që i ka mbetur Tiranës. Tirana është bërë e pajetueshme. Betoni po zëvendëson pemët”,
deklaroi Nishani.
Takimi i kreut të Shtetit me përfaqësuesit e protestuesve solli një reagim të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. Nje qëndrim qe ai e përsëriti edhe një ditë më pas. I pyetur për këtë qëndrim të kryetarit të bashkisë, presidenti Nishani dha këtë përgjigje: “Fjalor rrugaçëror, nuk është hera e parë. Spekulanti recidivist akuzon Presidentin për vilë personale por është pasuri e Shtetit”.
Në krah të Presidentit Nishani, përfaqësues të Shoqërisë Civile shprehen edhe njëherë shqetësimin për betonizimin e kësaj hapësire.
Erjon Todhe/Tv Klan