Presidenti Nishani vizitë zyrtare në Kroaci
Me ftesë të Presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar do të zhvillojë një vizitë në Zagreb.
Kreu i Shtetit shqiptar do të takohet takime kokë më kokë me Presidenten kroate dhe më pas, do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve.
Gjithashtu të martën Nishani do të pritet nga Kryeministri kroat, Tihomir Oreshkoviç, si dhe nga Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Akademiku Zhelko Rainer.
Vizita e presidentit do të fokusohet tek marrëdhëniet dypalëshe, stabilitetin e rajonit dhe integrimin në strukturat evropiane, si dhe zhvillimi ekonomik. Në delegacionin që e shoqëron janë edhe një numër sipërmarrësish të cilët do të marrin pjesë në forumin ekonomik Kroaci-Shqipëri.
Tv Klan