Presidenti padit për shpifje Erion Veliajn


Presidenti padit për shpifje Erion Veliajn

14:49 20/05/2016

Presidenti Bujar Nishani ka paditur për shpifje Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në kërkesë padinë e tij, të regjistruar të enjten në Gjykatën e Tiranës, kreu i shtetit kërkon “detyrimin e palës së paditur ta dëmshpërblejë prej cënimit të nderit dhe personalitetit”.

Shkak për depozitimin e kësaj kërkesë padie nga ana e Presidentit Nishani u bë një deklaratë e Kryebashkiakut Veliaj, e bërë në emisioni “Opinion”, ku tha se

“Presidenti zhgënjeu publikun në mënyrën si vodhi pronën e Kishës Katolike në Elbasan”.

Vlera e dëmshpërblimit që kërkon kreu i shtetit është 100 lekë.

Por në objektin e padisë, Presidenti kërkon gjithashtu që pala e paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra, duke publikuar me shpenzimet e veta, në të njëjtin emision dhe mediat kombëtare, vendimin e gjykatës.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit, në një konferencë për shtyp, i cilësoi shpifje deklaratat e Kryebashkiakut Veliaj dhe tha se për këtë çështje dhe paralajmëroi se do t’i drejtohej gjykatës.

Padia pritet të gjykohet ditët në vijim nga gjyqtarja Arjana Liço.

Tv Klan






Të ngjashme