Presidenti Pavlopoulos bisedë telefonike me Metën për kryepeshkopin Janullatos
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos ka telefonuar Presidentin Ilir Meta, të cilit i ka shprehur falenderimet për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Anastas Janullatos.
“Kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë përbën një hap të rëndësishëm në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”,
i ka thënë Presidenti grek kreut të shtetit shqiptar.
Falenderime për dhënien e nënshtetësisë shqiptare të kryepeshkopit Janullatos, ka shprehur edhe ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias.
Ditën e djeshme Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos telefonoi edhe kryepeshkopin Janullatos që e uroi për marrjen e nënshtetësisë.
/tvklan.al