Presidenti për shkarkimin e Zogaj dhe Preçit – (13 Janar 2000)


Presidenti për shkarkimin e Zogaj dhe Preçit – (13 Janar 2000)

19:02 13/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Presidenti Rexhep Mejdani pritet të hedh firmën për shkarkimin e dy ministrave  të kabinetit Meta. Burime të brendhsme nga presidenca, kanë konfirmuar se kjo është vetëm çështje orësh. Presidenti Mejdani ka pranuar shkarkimin e ish-këshilltarit të tij Preç Zogaj, nga posti i ministrit të Shtetit pranë kryeministrit, Zef Preçit, ministrit të Ekonomisë e Privatizimit.  Sot është dita e tretë që vendimi i kryeministrit Meta ndodhet në tavolinën e presidentit. Njerëzit pranë Mejdanit  thonë, se ai ka rënë dakort në parim, para marrjes së vendimit nga kryeministri.

Ministrat e shkarkuar nga Meta kanë pranuar se do të largohen nga detyra edhe nëse presidenti Mejdani nuk e firmos shkarkimin.  Nisur nga praktikat e mëparshme Mejdani gjithnjë ka preferuar të firmosë atëherë kur tonet janë zbutur./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme