Festa e Hanukës, Nishani: Bashkëjetesa fetare, themel i vlerave shqiptare
Personalitete të politikës shqiptare, ambasadorë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare u mblodhën në pritjen tradicionale të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për festën hebreje të Hanukës, e njohur edhe si Festa e Dritave.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit nënvizoi bashkëjetesën fetare si nje vlerë e çmuar që synon të pasurojë edhe Bashkësinë Europiane.
Edhe Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin kërkoi më shumë bashkëpunim kundër terrorizmit që kërcënon botën.
Festivali i Dritave festohet prej Presidencës prej 4 vitesh edhe në Shqipëri.
Ky festival simbolizon përpjekjet e popullit hebre në kërkim të lirisë dhe të vetëvendosjes.
Tv Klan