Presidenti rrëzon ligjin për “Dhomat e Tregtisë”


Presidenti rrëzon ligjin për “Dhomat e Tregtisë”

15:10 19/10/2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka rrëzuar Ligjin për Dhomat e Tregtisë, të miratuar pak ditë më parë në parlament. Kreu i shtetit e ka kthyer atë për rishqyrtim, me argumentin se ai është në shkelje të Kushtetutës. Në sqarimin që shoqëron dekretin, Presidenti Nishani thotë se anëtarësimi i biznesit në Dhomat e Tregtisë nuk mund të jetë i detyrueshëm, pasi kjo bie ndesh me nenin 46 të Kushtetutës.

Neni 46 i Kushtetutës përcakton se: “

Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm, duke njohur kështu një parim themelor të të drejtave themelore të njeriut për të marrë pjesë në organizatat dhe shoqatat, qofshin politike, të biznesit apo tjetër, me vullnetin e tyre”.

Presidenti kujton faktin se Ministria e Ekonomisë e ka argumentuar vendosjen e anëtarësisë së detyrueshme të subjekteve tregtare në Dhomën e Tregtisë me faktin se rritja e të ardhurave do t’u mundësojë dhomave dhe bashkimit të dhomave të përmbushin detyrimet që rrjedhin, jo vetëm nga marrëveshjet ndërkombëtare, por të zhvillojnë një aktivitet normal në ofrimin e shërbimeve në funksion të detyrimeve ligjore kundrejt anëtarëve të saj.

“Anëtarësimi absolut i detyrueshëm me anë të pagesës së kuotës së anëtarësisë në Dhomat e Tregtisë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin në kushtet që subjektet tregtare kanë vështirësi në realizimin e fitimeve, shprehet Presidenti në relacionin që shoqëron dekretin”.

Ligji i miratuar në Kuvend përcakton se kuota e anëtarësimit vjetor për çdo person fizik që ushtron aktivitet tregtar është 1000 lek, ndërsa për personat juridik, kuota është 3000 deri në 100 000 lekë.

Por Neni 155 i Kushtetutës,

vijon me tej kreu i shtetit,

përcakton qartë së detyrimet financiare, taksa dhe tatime si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen veç me ligj.

Shqetësimet mbi këtë ligj, kreut të shtetit ia shprehen me anë të një letre edhe 18 shoqata biznesi të huaja dhe vendase, që e kundështuan atë duke e quajtur absurd dhe i kërkuan të mos e dekretojë.

Tv Klan






Të ngjashme