Presidenti: Shtabi i Përgjithshëm, propagandë dhe njëanshmëri politike
Presidenti: Shtabi i Përgjithshëm, propagandë dhe njëanshmëri politike
Shpërndaje
15:28 26/03/2014Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Amatosura se shkarkimi i përfaqësuesit të Shqipërisë në NATO nga ministrja e Mbrojtjes nuk shkel kompetencat e presidentit është shqetësuese, po ashtu edhe përfshirja e njerëzve me uniformë në debatin politik të ditës. Presidenti i Republikës ka reaguar duke i bërë të qartë gjithashtu Shtabit të Përgjithshëm se edhe kërkesa që i është drejtuar kundëradmiral Kristaq Gervenit për t’u kthyer në atdhe pa dekret të kreut të shtetit, është i pavend dhe një kërkesë për braktisje të detyrës nga një ushtarak i lartë.Presidenti i Republikës i sqaron Shtabit të Përgjithshëm edhe shkeljet që ka bërë me deklaratën e tij si më poshtë:Shtabi i Përgjithshëm i FA: 1 - Ka bërë një akt që nuk është pjesë e detyrave të tij, ka tejkaluar kompetencat.2 - Është bërë interpret i kompetencave të Presidentit të Republikës, që është absolutisht e palejueshme.3 - Është përfshirë në një debat me dy superiorë, Presidentin e Republikës dhe Qeverinë, çka është një dëmtim i hierarkisë shtetërore.4 - Ka ndikuar në krijimin dhe shtimin e një konfuzioni ndërinstitucional, aq të papranueshëm dhe të dëmshëm, veçanërisht në periudhën që po kalojmë.5 -Ka prodhuar propagandë, që është një akt i pastër i njëanshmërisë politike, i paimagjinueshëm për një institucion ushtarak të një vendi pluralist, për më tepër anëtar i NATO-s.Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit i shpreh shqetësimin Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Amatosura se po përdoret politikisht.Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Amatosura u përfshi në këtë debat pasi ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u akuzua nga kundëradmiral Kristaq Gerveni se ka shkelur kompetencat e Presidentit të Republikës me udhërin e saj administrativ për pezullimin e tij nga detyra, si përfaqësues i Shqipërisë në NATO.Erjon Todhe