Presidenti Trump: Nuk ka regjistruar ish-drejtorin e FBI James Comey
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka thotë se nuk ka bërë asnjë regjistrim të fshehtë ndaj ish-drejtorit të FBI James Comey.
Në një status në Twitter, Trump tha: Nuk kam bërë, dhe nuk kam asnjë regjistrim të tillë”.
Më herët gjatë këtij muaji, Komisioni i Inteligjencës i kërkoi Shtëpisë së Bardhë që të dorëzonte nëse kishte ndonjë regjistrim të tillë sekret. James Comey ishte në krye të hetimit të FBI për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Pak muaj më parë, pasi e shkarkoi nga posti i drejtorit të FBI, Donald Trump shkroi në Twitter: “James Comey, më shumë shpresë që nuk ka ‘kaseta’ të bisedave tona”. Ka qenë pikërisht kjo cicërimë e Presidentit amerikan, duke bërë që mediat amerikane të aludonin se kishte biseda të regjistruara. /
tvklan.al