Presidenti turk De Mirel takim me qeveritarët shqiptarë (11 Prill 1999)
65 milionë turq janë me shqiptarët këto ditë të vështira ku vendost fati i Kosovës dhe i Ballkanit. Presidenti Turk De Mirel ka theksuar vendosmërinë e Turqisë dhe të NATO-s për të vazhduar sulmet ndaj Millosheviçit deri kur ai të plotësojë kushtet e vëna nga Komuniteti Ndërkombëtar. Pas përurimit të kampingut të ngritur nga Qeveria Turke në Elbasan, De Mirel ka pritur në Pallatin e Brigadave Kryeparlamentarin Gjinushi dhe Kryeministrin Majko.
Gjinushi dhe Majko vlerësuan ndihmën e shtetit turk për të ardhurit nga Kosova dhe në përbërje të forcave ushtarake të NATO-s. Në konferencën për shtyp De Mirel dhe Rexhep Mejdani theksuan se ky konflik në Rajon nuk është kundër popullit serb por konflik midis genocidit dhe spastrimit etnik të tipit Hitler të përfaqësuar nga Millosheviçi me respektimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Duke ju drejtuar Komunitetit Ndërkombëtar, Presidenti Mejdani kërkoi njëlloj “Plani Marshall” për Ballkanin për të krijuar një rend të ri që do të zhdukte urrejtjen nacionaliste./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame