Prespa, fshati Liqenas pa ujë të pijshëm – (9 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Më lehtë një kanë me verë se një gotë me ujë të pijshëm në Liqenas, një nga fshatrat e zonës së Prespës. Dy herë është investuar që fshati të kishte ujë, por fondet u tretën dhe çezmat mbetën thatë. Në vitin 1992, shteti investoi 50 milion lekë, e s’u morë veshë se çfarë u ndërtua.
Verën që kaloi u krye investimi i dytë, plot 68 milion lekë të tjera, nga të cilat 8 milion lekë kontribut i banorëve të fshatit dhe rezultati përsëri nuk u pa. Janë 9 fshatra në këtë zonë, që tradicionalisht kanë pirë, gatuar e larë me ujin e liqenit të Prespës./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori