Pretendentët nuk e nisin mirë sezonin
Ndeshjet e dy javëve të para të superligës kanë sjellë pak emocione në stadiume. Skuadrat pretendente për titull nuk e nisën mirë.
Teksa partizani humbi me Laçin dhe barazoi me Kukësin, një vit më parë të kuqtë e nisën kampionatin duke fituar me luftëtarin dhe barazuan pa gola me Vllazninë.
Një vit më parë Skënderbeu e nisi me fitoren 2-1 me flamurtarin dhe vijoi me fitore në javën e dytë edhe ndaj Korabit ndërsa në sezonin e sivjetshëm korçarët fituan me Flamurtarin por u ndalën në Kamzë. Barazimi në javën e dytë është edhe reflektim i impenjimit në grupet e Europa League.
Sa i takon Kukësit të vjetshëm, pas barazimit me Vllazninë pa gola, në javën e dytë fitoi 3-0 me Teutën.
Kampionët aktualë në sezonin e shkuar e provuan shijen e humbjes vetëm në javën e fundit të kampionatit, atëherë kur e kishin siguruar titullin e parë në historinë e futbollit shqiptar.
Faktorët e këtyre ndryshimeve janë rotacionet në pankina dhe thuajse rinovimet e skuadrave me lojtarë të tjerë./Tv Klan