Prezantohet Drejtori i ri i Policisë së Tiranës
Është prezantuar të Premten Drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj.
Prezantimi është bërë nga Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Sipas një njoftimi për shtyp në faqen zyrtare të Policisë së Shteti, Veliu ka vlerësuar integritetin dhe profesionalizmin e treguar nga Skënderaj në detyrat e mëparshme dhe shprehu bindjen se edhe këtë detyrë shumë të rëndësishme do ta përmbushë me sukses. Drejtori i Përgjithshëm falënderoi efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për përkushtimin që kanë treguar gjatë kohës që ai ishte në krye të Policisë Vendore dhe u kërkoi që rezultatet e arritura t'i rritin më tej, nën drejtimin e zotit Skënderaj. Drejtori i sapo emëruar ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm për besimin dhe mbështetjen, duke e siguruar se së bashku me ekipin do përmbushin objektivat e reja që ka tashmë Policia e Shtetit. Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj vjen nga një karrierë e gjatë policore në rolin drejtues, ku së fundi mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Kufirit Tiranë. /tvklan.al