Prezantohet filmi i Joni Shanaj në Akademinë e Arteve – (17 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
“Ivi Tirana Pank”, kështu titullohet filmi i shfaqur në sallën e Black Box në Akademinë e Arteve. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm mjaft personalitete të artit dhe kinematografisë shqiptare. Fjalën e hapjes e mbajti zoti Viktor Gjika, i cili u shpjegoi të pranishmëve diçka mbi idenë e këtij filmi dhe autorin e tij.
Ky film i ndërtuar në formë individuale, ka si autorë regjisor, skenarist dhe operator, Joni Shanaj. Joni aktualisht ndodhet në Suedi, ku vazhdon studimet në degën e kinematografisë, në Universitetin e Liunt./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora