Prezantohet Ministri i ri i Mbrojtjes Ismail Lleshi – (10 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ismail Lleshi, ka nisur zyrtarisht punën si Ministër i Mbrojtjes. Prezantimin e ministrit të ri Lleshi përpara kuadrove ushtarakë, e ka bërë Ministri i Rendit Ilir Gjoni. Ministri Lleshi garantoi forcat e armatosura për vendosmërinë e tij në thellimin e reformës, duke vënë në jetë strukturën e re ushtarake.
“Do t’i kushtojë rëndësi punës me kuadrin, ripërtëritjen e moshës së re ushtarake dhe marrëdhëniet me NATO-n dhe ushtritë mike”, theksoi Lleshi./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame