Prezantohet Petrit Ago, Drejtori i Doganave – (25 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Petrit Ago, Kryedoganieri i ri shqiptar është prezantuar zyrtarisht sot paradite para kolektivit të doganiereve. Ish-Kryedoganieri Maçi në kohën e emërimit kishte deklaruar se qëndronte nëatë detyrë në periudhë prove ndërsa Agos nuk i janë përcaktuar afate por i është dhënë si detyrë realizimi i të ardhurave nga dogana dhe frenimi i kontrabandës.
Kryedoganierin e ri e ka paraqitur para doganiereve Ministri i Shtetit Preç Zogaj. Sipas Zogajt vetëm për vitin 1999, Ago si Kryetatimor i Tiranës ka mbledhur 15 miliard lekë të reja. Ndërsa vetë kryedoganieri Ago u shpreh:
Petrit Ago, Drejtor i Doganave:- “Në punën time do të ketë përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm. Gjithashtu siguroj mbarë opinionin, i cili është i shqetësuar nga fenomeni i korrupsionit se në bashkëpunim me ju dhe në veçanti me misionin Cam Albania, do të bëjmë çështë e mundur për të realizuar detyrat e ngarkuara”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame