Prezantohet projekti i Bashkisë për tramin e Tiranës
" Në fund të fundit, pavarësisht se akoma nuk u zgjidh se kush e përmendi dhe si çështjen e tramit, tramin e kishim të dy kandidatët. Kryetari i Bashkisë përfundoi projektin, ish-kryetari i Bashkisë ka mundësi të tregojë seriozitetin dhe përkushtimin duke angazhuar atë levë dhe mekanizëm që do angazhonte çdo qeveri europiane, garancinë sovrane për Bashkinë e Tiranës, për të realizuar tramin, jo për kryetarin e Bashkisë por për qytetarët e Tiranës."
Kosto e përgjithshme e projektit, vlerësohet të jetë në rendin midis 120 dhe 155.5 milionë euro.Pas projektit të përfunduar të menaxhimit të trafikut në kohë reale, projekt në zhvillim nga Bashkia është ai i bulevardit dhe lumit të Tiranës. Brenda këtij muaji i kryetari Basha tha se do ti propozojë Këshillit Bashkiak autorizimin e Bashkisë së Tiranës, për dhënien me koncesion të terminalit multimodal të pasagjerëve.TV KLAN