14:36 28/03/2014Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka prezantuar skemën e re të legalizimeve e cila pritet të hyjë në fuqi brenda gjysmës së parë të këtij viti. Ai tha se qeveria është e vendosur që këtë proces ta çojë deri në fund, ndryshe siç tha ai, nga qeveria Nano dhe Berisha që e kanë zvarritur këtë proces.Lame tha se qeveria është e vendosur që këtë proces ta realizojë falas dhe të parët që do përfitojnë do jenë ata që kanë ndërtuar në tokën e tyre.Dy kategoritë e tjera, ata që kanë ndërtuar në tokën e shtetit dhe të pronarëve do kenë një skemë të thjeshtëzuar të procesit.Në ligjin e ri për legalizimet, sipas kreut të ALUIZNI-t është parashikuar që të zgjidhet edhe problem i mospagesave të energjisë elektrike në zonat ku ndodhen këto objekte.Qytetarëve sipas Lamës nuk do ti mohohet e drejta për të legalizuar pronë, edhe nëse nuk do kenë mundësi për të paguarKreu i ALUIZNI-t tha se kjo skemë do të shkurtojë ndjeshëm procedurat dhe do të eleminojë abuzimet e shumta që sipas tij kanë ndodhur gjatë procesit të legalizimeve.