Prifti falenderon punonjësit e energjitikës
Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti me anë të një letre ka falenderuar të gjithë punonjësit e KESH, OST dhe OSSH për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë kësaj fatkeqësie që ka ndodhur në zonën e Shkodrës dhe Lezhës.
Përkushtimi profesional dhe njerëzor i tyre, sipas ministrit Prifti, ka qenë një garant për sigurinë kombëtare, duke mbrojtur kaskadat e duke menaxhuar më së miri rrjetin energjitik dhe situatën.
Këta punonjës kanë punuar në kushte të vështira për të mos i munguar në asnjë moment energjia elektrike të gjithë vendit dhe veçanërisht zonave të përmbytura.
Prifti shprehu bindjen se këta punonjës të sistemit enegjergjitik shqiptar do të vijojnë të kryejnë detyrën e tyre me të njëtën sakrificë deri sa shtëpia e fundit në Shkodër të ketë përreth tokë të thatë.
Këto përgëzime vijnë edhe të shtyra nga vlerësimi që i ka bërë Drejtori i Komunitetit për energjinë me qendër në Vienë, Slavtcho Neykov, menaxhimit të situatës.
Sipas këtij organizmi, qeveria ka bërë një punë të shkëlqyer për të mbajtur situatën nën kontroll.
Tv Klan