Prifti: Situata në kaskadën e Drinit, e stabilizuar


Prifti: Situata në kaskadën e Drinit, e stabilizuar

19:53 08/01/2010

Situata hidrike në kaskadat e hidrocentraleve paraqitet e stabilizuar. Kështu është shprehur Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, gjatë raportimit ditor mbi gjendjen energjetike në vend.

Prifti konfirmoi vazhdimin e eksportit të energjise në nivele 10,5 milionë kilovat orë në ditë, e cila përkthehet në të ardhura ditore prej 1-1,5 milionë Eurosh për arkën e KESH-it.

Ministri Prifti garantoi se falë menaxhimit që po i bëhet kaskaskadës së Drinit dhe pritshmërisë së reshjeve, situata hidrike pritet të përmirësohet nga fillimi i javës së ardhshme.

Tv Klan






Të ngjashme