Princesha Victoria e Suedisë e ngacmuar seksualisht


Princesha Victoria e Suedisë e ngacmuar seksualisht

15:40 30/04/2018

Thellohet skandali i ngacmimeve seksuale në Akademinë mbretërore Suedeze, e famshme në të gjithë botën për çmimet Nobel. Mediat në Suedi kanë zbuluar se edhe princesha Viktoria është ngacmuar seksualisht nga fotografi i famshëm Jean-Claude Arnault, i vënë që prej nëntorit në qendër të një skandali të madh pas akuzave për 18 raste ngacmimesh seksuale.

Tre dëshmitarë kanë rrëfyer për të përditshmen britanike Daily Telegraph se kanë parë Arnault të ngacmojë princeshën gjatë një eventi të organizuar nga familja mbretërore suedeze 13-vjet më parë, kur ajo ishte 29-vjeç. Bëhet fjalë për një episod të shkurtër kur fotografi dhe princesha ndodheshin pranë njëri-tjetrit. Sipas rrëfimeve, Arnault i zgjati dorën në të pasme Viktorias. Ajo reagoi duke iu shmangur e duke i larguar dorën. Gjestin e vuri re edhe një shërbyese, e cila ishte përpjekur ta ndihmonte princeshën. Por pasi e kuptoi situatën Arnault u largua.

Fotografi francez, sot 71-vjeç drejtues i një rrjeti qendrash kulturore është bashkëshorti i poetes Katarina Frostenson, ish-anëtare e jurisë së Nobelit, e cila u dorëhoq pas zbulimit të skandalit. 6 anëtarë të akademisë janë larguar pas zbulimit të skandalit që rrezikon shtyrjen e dhënies së çmimeve Nobel për këtë vit.

Tv Klan






Të ngjashme