Princi Carls në Prishtinë (13 Shtator 1999)
Sot në Kosovë kanë mbërritur Princi Carls i Anglisë dhe Komandanti Suprem i NATO-s në Europë Uesli Klark. Zëdhënësi i KFOR ka deklaruar se në Kosovë veprojnë disa grupe serbe me qëllime të caktuara. Princi Carls është takuar sot në Prishtinë me Gjeneralin Sër Majkëll Xheksen dhe ka vizituar zyrat e policisë ndërkombëtare. Pasdite ai u takua dhe me Gjeneralin Uesli Klark. Klark është takuar pasdite me Shefin e Shtabit të UÇK-së, Gjeneral Agim Ceku. Sipas marrëveshjes UÇK duhet të dorëzojë armët brenda 19 Shtatorit./tvklan.al