“Prindërit e mi humbën 5 fëmijë, por unë mbijetova”
Emisioni “Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë aspak të zakontë të një 43-vjeçari, i cili jeton në Tepelenë. Ilir Dehari me profesion fizioterapist, prej 12 vitesh është i martuar, por marrëdhënia me babin e tij, ka krijuar në jetën e tij mjaft probleme.
Ai rrëfen në studio historinë e trishtë të familjes së tij. Para ardhjes së tij në jetë, prindërit kanë humbur 5 fëmijë dhe ai është fëmija i vetëm i tyre. Kjo situatë ka shkaktuar probleme dhe stres, gjë e cila ka krijuar edhe grindje mes tyre.
Mirela Milori: Ilir ti je 43 vjeç?
Ilir: Po!
Mirela Milori: Sa vjet ke i martuar?
Ilir: 12 vjet!
Mirela Milori: Në profesion je?
Ilir: Jam fizioterapist dhe logopedi.
Mirela Milori: Mesa di familja ka pasur humbje para se ti të vije në jetë?
Ilir: Po ka patur disa fëmijë, 5 fëmijë,unë jam i gjashti fëmijë që mbijetoi.
Mirela Milori: Për fat të keq 5 fëmijët e tjerë përpara?
Ilir: Problemet e natyrës janë ato kupton, kanë lindur me probleme.
Mirela Milori: Kjo bëri që marrëdhënia në shtëpi të ishte pak e vështirë?
Ilir: Unë them e kam menduar që 6 vjet, e kam kuptuar këtë siklet dhe mendoj se stresi e ka bërë që mos ketë marrëdhënie të mira në familje.
Mirela Milori: Si kanë qenë marrëdhëniet në familjen tuaj?
Ilir: Në fëmijëri unë kam qenë shumë i ndrojtur, në familje nuk më trajtonin si duhet mirë. /tvklan.al