Prish qetësinë publike dhe arrestohet


Prish qetësinë publike dhe arrestohet

09:58 07/01/2018

Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë Fierit për prishje të qetësisë publike.

Arben Demollaj, banues në fshatin Mbyet të Patosit sipas policisë, gjatë natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushkë 20-she, në afërsi të një bar-restoranti në fshatin Verbas.

Për këtë arsye ai është vënë në pranga. Në vendngjarje, autoritetet bllokuan armën e zjarrit, si dhe 5 gëzhoja model 56.

/tvklan.al






Të ngjashme