Prishen kioskat e Rrugës së Durrësit (11 Gusht 2000)
Aksioni për prishjen e kioskave ka vazhduar sot në Rrugën e Durrësit. Ndërtimet pa leje janë prishur kryesisht përreth shkollës së mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”. Sipas rregullit të heqjes së ndërtimeve pa leje, pronarët e kioskave pasi kanë marrë në dorë vërtetimin 4 ditë më parë nga Policia Ndërtimore, sot kanë filluar çmontimet e hekurave të betonuar prej vitesh. Në të dyja akset e rrugës si dhe në sheshin e “Zogut të Zi” janë prishur rreth 20 ndërtimet të cilat jetonin këtu që nga viti 1994./tvklan.al