Prishen kioskat në qendër të Tiranës (26 Dhjetor 1998)
Qendra e kryeqytetit po pastrohet nga kioskat. 37 kioska, lojëra fati dhe lojëra për fëmijë që kishin pushtuar sheshin para Muzeut Historik Kombëtar, janë ndjerë sot të braktisura nga klientët. Kioskat pa leje de pronarët e tyre janë dorëzuar para vinçave dhe mjeteve të rënda të Policisë Ndërtimore e mbështetur dhe nga Forcat e Rendit.
Kalimtarë të shumtë e kanë ndjekur të habitur këtë super aksion pastrimi pasi nuk u kanë besuar syve që kioskat po levizin në ajër për të ndërruar vendbanim. Nga heqja e kioskave në sheshin “Skënderbej” kanë dalë zbuluar mbeturinat poshtë tyre./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame