Prishen kioskat tek 15 katëshi (20 Janar 1999)
15 katëshi shpëton nga ndërtesat një katëshe. Policia ndërtimore ka realizuar këtë muajin planin më të madh të prishjeve në qendër të Tiranës që shëmtonin pamjen e saj. Këtë herë ajo është përqëndruar në kioskat që ndodhen në gropat pas monumentit të Skënderberut dhe pas hotelit me shumë kate në Tiranë.
Puna e sotme e tyre matet me shifra , 14 është numri i kioskave që u është shkurtuar jeta. Gropës pas Skënderbeut iu hoqën kioskat që sot u zëvëndësuan nga fotografët. Pronarët e kioskave të lajmëruar me kohë, vetë, kur shohin vinçat fillojnë të shpëtojnë atë që iu duhet. Ujin që shumë familje në kryeqytet ankohen që nuk e kanë në shtëpinë e tyre, ata mund ta gjejnë të derdhet në sheshin “Skënderbej”./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti