Prishen kioskat tek Hotel Dajti – (14 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
15 lokale e kioska është aksioni më i fundit që ndërmerret nga ana e Policisë Ndërtimore. Thundrat e eskavatorit këtë herë kanë ndaluar pranë Parkut Rinia që njihet si qendra më e populluar me lokale, por në këtë rast përball tij janë shkulur ato kioska që rrethojnë Hotel “Dajtin”, Ministrinë e Rendit dhe kanë mbuluar Galerinë e Arteve.
Të lajmëruar që ditë më parë asnjë pronar nuk kishte marrë nismën për t’i çmontuar vetë por pas mbërritjes së fadromës e cila ka shkulur nga rrënjët ndërtimet. Kjo është një prej zonave më të nxehta të mbushura me kioska, përgjatë bulevardit kryesor.
Deri në fund të vitit planet e Policisë Ndërtimore përfshijnë edhe ato lokale pas Bashkisë Tiranë. Shekulli i ri do të sjellë një vision të ri për Shqipërinë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti