Prishen kioskat tek Radio Tirana – (27 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Kjo është një ndër kioskat më të hershme të Tiranës. Në vitin ’93 filloi të shesë parfume e libra, me kalimin e kohës u bë vendi i kafesë së mëngjesit të punonjësve të Radio Tiranës. “La dolce vita” që sot nuk ekziston më. Ekskavatori i shoqëruar edhe nga një grup i gatshëm i policisë sot në mesditë rrënoi edhe këtë kafene.
Tekste këngësh, diskutime artistike, politike, lidhje dhe zgjidhje miqësish, madje dhe dashurish, që kanë filluar në këtë tendë, që sot e tutje nuk do të jenë më. Nga “La dolce vita”, do të mbetet vetëm nostalgjia./tvklan.al