Prishen lavazhet pa leje në rrugën e Elbasanit – (5 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ka përfunduar sot aksioni i policisë ndërtimore në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, për shembjen e të gjitha lavazheve pa leje të ngritura në rrugën e Elbasanit, deri në afërsi të varrezave të dëshmorëve. Prej vitesh këto lavazhe kanë funksionuar duke shpërdoruar ujin e pijshëm. Qëllimi i prishjes së këtyre lavazheve ishte keqpërdorimi i ujit të pijshëm.
Si rezultat i shembjes së ndërtimeve pa leje zunë fill këto burime, të cilat janë rezultat i tubave të çarë në gërmadhat e shembura. Kështu në hyrje të rrugës së Elbasanit, pranë ish-këndit të lojërave, si rezultat i prishjes së ndërtimeve pa leje, uji i pijshëm del nga tubacionet e ujit në formë shatërvani, duke krijuar përrenj të vegjël./tvklan.al