Prishen lokalet pa leje tek Akademia e Arteve – (11 Nëntor 2000)


Prishen lokalet pa leje tek Akademia e Arteve – (11 Nëntor 2000)

20:15 11/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Fadroma shkatërruese e policisë ndërtimore, që dje rrafshoi mbi 15 objekte pa leje para fakultetit të Mjekësisë, duket se e ka bërë efektin e saj. Sot policët e ndërtimores kanë vazhduar aksionin, por kësaj radhe pa fadromën dhe pa u lodhur fare. Dy lokalet para Akademisë së Arteve, të cilët prej vitesh ushtronin aktivitetin mbi kullat dhe shkallët përpara, sot janë çmontuar nga vetë pronarët e tyre.

Me kërkesën e krerëve të Bashkisë së Tiranës, policia ndërtimore, ka ndërmarrë aksionin për lirimin e objektit pa leje para ambienteve të shkollave të larta. Pas paralajmërimeve të bëra më parë, sot lokalet janë prishur tërësisht, pa pasur nevojën e thirrjes në ndihmë të fadromës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme