Prishet lulishtja e Fierit, dëmtohen skulpturat që përfaqësojnë qytetin – (28 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dikur ky vend ishte lulishte, por tashmë ajo ka ndërruar destinacion. Prej tre muajsh nga nja objekt privat, ky vend është rrethuar me llamarina, për të kryer punime, por kjo shtatore ka mbetur në mes të lulishtes së dikurshme. Shtatorja është e njohur nga fierakët si “Myzeqarja” dhe është e derdhur në bronz nga skulptori Haxhi Kolluci. Por vlerat artistike të kësaj skulpture tashmë kërcënohen nga fillimi i punimeve nga një firmë private që do të ndërtojë aty./tvklan.al