Prishet teleferiku, 10 të vdekur në Pakistan
10 persona mbetën të vdekur dhe 2 të tjerë u plagosën pas prishjes së një teleferiku, në një mal turistik në Pakistan.
Zyrtari lokal, Qamar Niaz tha se incidenti ka ndodhur në zonën turistike Murree, në afërsi të kryeqytetit, Islamabad.
Të 12 personat, që në mesin e tyre ka të vdekur dhe të lënduar ishin në teleferik, i cili është i projektuar për 15 persona.
Zyrtari i ekipit të shpëtimit, Muhammad Farooq u shpreh se teleferiku ra në një grykë të thellë.
Policia është duke e hetuar rastin.
Murree është një nga vendet malore më të vizituara nga turistët në Pakistan.
Aksidente të tilla janë të shpeshta në zonat malore të Pakistan, pasi banorët përdorin teleferikun për të kaluar lumenjtë./REL