Prishi objekte në kundërshtim me ligjin, ndalohet ish-drejtori i INUK
Policia ka ndaluar ish-drejtorin e INUK-ut në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ndalimi i ish-drejtorit u krye nga specialistët e sektorit për krimin ekonomik dhe financiar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
Ai ishte ishte dënuar me një vit burg nga Gjykata e Rrethit. Neritan Zotaj akuzohet se në vitin 2011 të ketë urdhëruar prishjen e objekteve, në kundërshtim me ligjin.
Tv Klan