Prishja e kioskave në Lanë – (10 Korrik 2000)


Prishja e kioskave në Lanë – (10 Korrik 2000)

15:53 10/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Në këtë zonë është çarë tubi i ujit të pijshëm. Gjithashtu burojnë edhe ujrat e zeza. Për këtë arsye ish-ministri i Punëve Publike, urdhëroi që deri në 15 Korrik të prishen gjithë ndërtimet nga ura e rrugës së Elbasanit, deri tek “Ura e Tabakëve”. Në këtë mënyrë do të hapej vendi për të rregulluar kolektorët e ujrave të zeza dhe tubacionin e ujit të pijshëm.

Deri tani urdhri është zbatuar vetëm për dy kioska, nën të cilat kalon tubi i ujit. Drejtori i Policisë Ndërtimore, Proletar Roshi, deklaron se puna filloi me ujin e pijshëm, ndërsa deri në fund të muajit do të shkatërrohen gjithë ndërtimet që pengojnë kolektorët e ujrave të zeza./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme