Prishja e “Panorma”, lajm në mediat spanjolle
El Pais: Restoranti shërbente prej vitesh pa leje
Aksioni i prishjes së restoranit të Mihal Kokëdhimës është pasqyruar dhe nga media spanjolle “El Pais”.
“Shqipëria shkatërron restorantin e njeriut që sulmoi dhe persekutoi një familje të turistëve spanjollë“, është ky titulli i të përditshmes spanjolle.
“Mihal Kokëdhima, pronari i saj, sulmoi një grup spanjollësh, në të cilën bënin pjesë biznesmeni dhe ish-zyrtari i lartë qeverisë, Eugenio Galdón, disa të afërm, shoqëruesi dhe shoferi shqiptar që i shoqëronin”, shkruan “El Pais”.
Gazeta thekson se restoranti ka ofruar shërbimet prej vitesh pa pasur leje.
Tv Klan