Prishtina fiton Kupën e Kosovës
Prishtina e drejtuar nga Mirel Josa fitoi Kupën e Kosovës.
Një sukses i arritur pas goditjes së 11-metërshave në finalen me Vëllaznimin e zhvilluar të dielën në Mitrovicë.
Koha rregullt dhe pjesët shtesë përfunduan në barazim 1 – 1. Rezultati i penalltive ishte 5 – 4 në favor të Prishtinës që nuk e pati të lehtë të kalonte Vëllaznimin që zbriti nga Superliga e Kosovës.
Prishtina tani do të presë shortin e Europa League për të njohur kundërshtarin e turit paraeliminator. Në Champions League nga Kosova do të marrë pjesë ekipi kampion Drita.
Tv Klan